Ndërlidhjet

Azem Syla lirohet nga masa e paraburgimit


Ilustrim

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Azem Zyla është liruar nga masa e paraburgimit, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, avokati i tij Besnik Berisha.

Azem Syla, akuzohet si dyshuar për krim të organizuar, tjetërsim të pronave, shpëlarje parash dhe falsifikim të dokumenteve.

Në vitin 2016, Syla ishte dorëzuar në Policinë e Kosovës, pas një aktakuze që kishte ngritur Prokuroria Speciale. Aktakuza kishte të bënte më një grup të madh të organizuar kriminal, i cili ka qenë aktiv nga viti 2006 e deri më 2016, i përbërë nga qytetarë nga Kosova dhe nga Serbia, i kryesuar nga Azem Syla, atë kohë deputet i Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.

XS
SM
MD
LG