Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Nigeria do të negociojë për lirimin e 110 vajzave të rrëmbyera


Familjarët e vajzave të rrëmbyera në Dapçi

Presidenca në Nigeri ka njoftuar se ka në plan të nisë negociatat për lirimin e 110 vajzave të rrëmbyera nga shkolla në qytetin Dapçi muajin e kaluar.

Niegeria është duke u përballur me kryengritjen e grupit xhihadist Boko Haram, grup që ka vrarë të paktën 20 mijë persona që prej vitit 2009.

Boko Haram dyshohet se ka rrëmbyer vajzat më 19 shkur, nga një shkollë në shtetin Yobe.

Presidenti i Nigerisë, Muhammadu Buhari ka diskutuar për këtë temë gjatë një takimi me dyer të mbyllura me Sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, ka thënë Presidenca nigeriane.

Tillerson ka vizituar Nigerinë në kuadër të turneut të tij një-javor në Afrikë.

“Presidenti Buhari ka shtuar se Nigeria po punon me organizatat ndërkombëtare dhe negociatorët, në mënyrë që vajzat të lirohen të padëmtuara nga rrëmbyesit e tyre”, thuhet në një deklaratë të zëdhënësit të presidentit Buhari.

XS
SM
MD
LG