Ndërlidhjet

Merkel edhe zyrtarisht kancelare gjermane


Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në takimin e sotëm me kancelaren gjermane, Angela Merkel
Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier në takimin e sotëm me kancelaren gjermane, Angela Merkel

Parlamenti gjerman ka emëruar Angela Merkel si kancelare të shtetit në mandatin e saj të katërt.

Merkel është zgjedhur ashtu siç edhe pritej në raudin e parë të votimit në Dhomën e Ulët të parlamentit.

Merkel ka bërë betimin në rezidencën e presidentit, Frank-Walter Steinmeier në qendër të Berlinit.

Me këtë votim ka përfunduar bllokada politike disa mujore në vendin evropian me ekonominë më të madhe.

Rritja e partisë së krahut të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) në zgjedhjet e muajit shtator të vitit të kaluar ka dobësuar partitë e tjera, duke përfshirë partinë e Unionit Kristian Demokrat (CDU) të kancelares Merkel.

Për këtë arsye ajo është detyruar të bëjë koalicion dhe Partinë Social-Demokrate (SPD).

XS
SM
MD
LG