Ndërlidhjet

BE miraton rezolutë për bashkëpunim me Britaninë pas Brexitit


Një protestues duke kundërshtuar largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, foto nga arkivi
Një protestues duke kundërshtuar largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, foto nga arkivi

Ligjëvënësit e Bashkimit Evropian kanë miratur një rezolutë jo të detyrueshme duke kërkuar një marrëveshje për asociim me Britaninë, pasi kjo e fundit të largohet nga blloku, transmeton Reuters.

Parlamenti evropian, i cili do të përballet me votim pro apo kundër në çfarëdo marrëveshje të Brexitit në mes të Bashkimit Evropian dhe Londrës, ka mbështetur një marrëveshje të përgjithshme të asociimit me Britaninë.

Shtetet evropiane i kanë ofruar Britanisë një marrëveshje për tregti të lirë, e cila po ashtu mund të mbulojë bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mirëpo kanë kundërshtuar kërkesat e Londrës për një marrëveshje paraprake më të zgjeruar.

Liderët evropianë do të takohen javën e ardhshme në Bruksel, për të diskutuar me kryeministren britanike, Theresa May, e cila pritet të kërkojë një marrëveshje për periudhën tranzitore, në kohën që shteti i saj largohet nga blloku, në mars të vitit 2019.

XS
SM
MD
LG