Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Libia lëshon 205 urdhër-arreste për trafikimin me njerëz


Tripoli, Libi - foto arkivi

Libia ka lëshuar 205 urdhër-arreste për libianë dhe të huaj, të dyshuar për përfshirje në një rrjet për kontrabandimin e migrantëve në Evropë.

Ata dyshohen për trafikim me njerëz, për torturë, vrasje dhe përdhunim.

Zyra e prokurorit të përgjithshëm në Libi tha se rrjeti përfshin anëtarë të shërbimeve të sigurisë, udhëheqës të kampeve për migrantët dhe zyrtarë nga ambasadat afrikane në Libi.

Libia është në trazira që nga rënia e sundimtarit të saj, Muammar Gaddafi, në vitin 2011.

Pushteti është i ndarë midis milicive të ndryshme dhe dy qeverive rivale, gjë që lejon lulëzimin e aktiviteteve të paligjshme.

Libia ka qenë pikë kyçe në rrugën e qindra-mijëra migrantëve nga Afrika nën-sahariane që kanë bërë përpjekje të arrijnë në Evropë përmes detit.

XS
SM
MD
LG