Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, Fehmi Mehmeti, është zgjedhur guvernator i ri i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.
Nga 110 deputetë sa kanë qenë në sallë, 60 prej tyre kanë votuar për Mehmetin.
Zgjedhja e Mehmetit, pason shkuarjen e ish- guvernatorit Bedri Hamza, në postin e Ministrit të Financave në Qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Haradinaj.
Fehmi Mehmeti, që nga viti 2013, ishte emëruar në pozitën e zëvendësguvernatorit për Mbikëqyrje Financiare, në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës.