Ndërlidhjet

Kryeministri sllovak jep dorëheqje


Kryeministri i dorëhequr sllovak, Robert Fico.

Kryeministri sllovak Robert Fico ka dhënë dorëheqje, pas më shumë se dy javësh prej kur kanë nisur trazirat publike dhe protestat në rrugë si shkak i vrasjes së gazetarit sllovak Jan Kuciak dhe të dashurës së tij.

Presidenti Andrej Kiska ka pranuar dorëheqjen e Ficos në një ceremoni dhe ka emëruar zëvendësin e tij, Peter Pellegrini, për të formuar qeverinë e re.

Qeveria sllovake është lëkundur nga protestat në rrugë, në të cilat është treguar pakënaqësi për mungesën e zhvillimit të hetimeve për vrasjen e gazetarit hulumtues.

Ai ishte duke hetuar disa raste për mashtrime, duke përfshirë biznismenë të lidhur me politikën dhe krim të organizuar.

XS
SM
MD
LG