Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Hungarezë e polakë marshojnë në mbrojtje të kryeministrit Orban


Kryeministri hungarez, Viktor Orban në marshin e mbajtur sot në Budapest.

Dhjetëra mijëra mbështetës të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban kanë marshuar sot në përkrahje të tij, duke shpresuar se ai do ta fitojë edhe një tjetër mandat në zgjedhjet e 8 prillit që mbahen në këtë vend.

Atyre u janë bashkuar edhe mijëra mbështetës të partisë konservatore PiS, që udhëheqë në Poloni.

Sikur partia polake ashtu edhe partia Fidesz e Orbanit po përballen me Bashkimin Evropian pasi kanë mendime të ndara për migrimin si dhe për lëvizjet rreth rritjes së kontrollit në gjykata dhe media.

Organizatorët kanë dërguar me autobusë protestuesit polakë dhe ata hungarezë drejt Budapestit, për të marshuar në ditën e cila përkon edhe me revolucionin e vitit 1848 në këtë shtet.

Orban dhe kryeministri polak, Mateusz Moraëiecki udhëheqin qeveri konservatore, nën presionin e Brukselit për shkak të refuzimit që të pranojnë migrantë sipas sistemit të kuotave.

Mbështetësit e të dyja partive kanë ecur në rrugët e Budapestit duke bartur banerë me slloganet “Hungaria e mbron Evropën” dhe “Ne jemi me ty Viktor”.

Orban ka thënë në marsh se armiqtë, “dëshirojnë të na e marrin shtetin”.

XS
SM
MD
LG