Ndërlidhjet

Ministri gjerman: Islami nuk i përket Gjermanisë


Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer.

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, tha se beson se "Islami nuk i përket" vendit të tij.

Në një intervistë për gazetën Bild, Seehofer tha se Gjermania "është e formësuar nga krishterimi" dhe se ajo nuk duhet të heqë dorë nga traditat e veta.

Seehofer po ashtu premtoi se do të rrisë dëbimet e azilkërkuesve të refuzuar.

Komentet e tij janë në kundërshtim me qëndrimin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Më shumë se një milion migrantë kanë arritur në Gjermani pasi Merkel ka hapur dyert për azilkërkuesit sirianë në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG