Ndërlidhjet

Johnson: Putin mund të ketë urdhëruar sulmin me agjent nervor


Sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson.

"Ka shumë gjasa" që presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar sulmin me agjent nervor kundër ish-spiunit rus, Sergei Skripal, dhe vajzës së tij, Yulia, tha sekretari i Jashtëm britanik, Boris Johnson.

Dy viktimat janë gjetur pa ndjenja në qytetin Sallsbëri të Britanisë më 4 mars dhe vazhdojnë të mbeten në gjendje kritike për jetën.

"Nuk kemi asgjë kundër rusëve. Nuk do të ketë rusofobi si rezultat i kësaj që po ndodh. Lufta jonë është me Kremlinin e Putinit. Ne mendojmë se ka shumë gjasa që ai ka marrë vendim të përdoret agjenti nervor në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar, në rrugët e Evropës, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore", tha Johnson.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, tha se çdo sugjerim se Putin ka qenë i përfshirë "është shkelje tronditëse dhe e pafalshme e rregullave diplomatikë".

Ai përsëriti se "Rusia nuk ka të bëjë asgjë me këtë ngjarje".

XS
SM
MD
LG