Ndërlidhjet

Rreth 50,000 njerëz ikin nga Guta dhe Afrini në Siri


Guta Lindore, Siri
Guta Lindore, Siri

Rreth 50,000 njerëz kanë ikur nga dy ofensiva në Siri në ditët e fundit, thanë aktivistët.

Së paku 20,000 veta kanë lënë Gutan Lindore, pranë Damaskut, ku forcat ruse po ndihmojnë forcat siriane të rikthejnë zonën nga kontrolli i rebelëve.

Pjesa tjetër ka ikur nga qyteti Afrin, ku Turqia lufton milicinë kurde, të mbështetur nga SHBA-ja, të cilën e konsideron grup terrorist.

Aktivistët thanë se dhjetëra njerëz janë vrarë nga sulmet ajrore të premten.

Shtatë vjet të luftës civile kanë detyruar afro 12 milionë sirianë të ikin nga shtëpitë e tyre.

Lexoni edhe këtë:

Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Guta dhe Afrin të Sirisë

XS
SM
MD
LG