Ndërlidhjet

Pesë të vrarë nga bombardimet në rajonin e Kashmirit


Një ushtar indian bën roje pranë kufirit me Pakistanin në rajonin e Kashmirit. Foto nga arkivi
Një ushtar indian bën roje pranë kufirit me Pakistanin në rajonin e Kashmirit. Foto nga arkivi

Pesë anëtarë të një familjeje indiane janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga bombardimet e kryera nga Pakistani në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Të dy palët janë përfshirë në bombardime të rënda, kanë thënë zyrtarët.

Nëntë persona gjithashtu janë plagosur përgjatë kufirit të kontrolluar nga Pakistani, si pasojë e bombardimeve të kryera nga India, kanë thënë zyrtarët pakistanezë.

Si në të kaluarën, të dy shtetet kanë fajësuar njëra-tjetrën se kanë nisur luftimet.

XS
SM
MD
LG