Ndërlidhjet

Erdogan thotë se forcat e mbështetura nga Turqia kanë marrë nën kontroll qytetin Afrin


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se forcat e mbështetura nga Turqia kanë marrë nën kontroll qytetin sirian Afrin, pas dy muajsh ofensivë kundër milicisë kurde të Sirisë.

Një zëdhënës i forcave rebele siriane, që mbështeten nga Turqia, ka thënë se forcat kanë hyrë në Afrin, ndërkaq forcat kurde të YPG-së janë tërhequr nga qyteti.

Ankaraja i konsideron forcat kurde në Afrin si terrorist, për shkak të lidhjeve të tyre me kryengritësit kurdë brenda Turqisë.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka thënë se luftëtarët sirianë kanë hyrë në Afrin, pasi janë ndihmuar përmes sulmeve ajrore nga Turqia.

Mijëra banorë janë larguar nga kjo zonë ditëve të fundit.

XS
SM
MD
LG