Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten tre persona nga shpërthimi i një bombe gjatë një tubimi


Ilustrim
Ilustrim

Tre persona janë vrarë nga shpërthimi i një bombe në Afganistan, teksa po mbahej një tubim i një ish-komandanti afgan.

Të paktën edhe tetë persona janë plagosur nga ky shpërthim.

Ish-komandanti Gulbuddin Hekmatayar, nuk ka pësuar lëndime nga ky shpërthim, i cili ka ndodhur rreth 10 minuta pasi tubimi ka përfunduar në qytetitin Jalalabad, ka njoftuar zëdhënësi i guvernatorit provincial, Attahullah Khogyani.

Hekmatyar, i cili ka shërbyer si kryeministër për një periudhë gjatë luftës civile në vitet 1990, në vitet e fundit ka qenë në aleancë me talibanët.

Ai është kthyer në Kabul vitin e kaluar, pasi ka arritur një marrëveshje të paqes me qeverinë afgane.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

XS
SM
MD
LG