Ndërlidhjet

Putin zotohet për dialog “konstruktiv” me shtetet tjera


Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Moska nuk do të përfshihet në garën e armëve dhe se kërkon raporte konstruktive me shtetet e tjera, por Rusia duhet të mbrojë interesat e saj.

Duke folur gjatë një takimi sot me kundërshtarët e tij në zgjedhje presiendeciale të së dielës, ku Putin fitoi, ai tha se Rusia do të punojë në ndërtimin e raporteve konstruktive me shtetet tjera, “por jo gjithçka varet nga ne”.

“Askush nuk do të nxisë një garë armësh. Përkundrazi, ne do të ndërtojmë raporte me të gjitha shtetet e botës, në mënyrë që këto raporte të jenë konstruktive”, tha Putin.

“Sa na përket ne, nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet me partnerët tanë përmes mjeteve politike dhe diplomatike. Ne gjithmonë kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë të mbrojmë interesat tanë”, shtoi ai.

Pas numërimit të pothuajse të gjitha votave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se Putin ka fituar 77 për qind të votave.

XS
SM
MD
LG