Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Gjendet një video-incizim i sulmuesit të dyshuar në Austin


Austin, Teksas. 20 mars, 2018.

I dyshuari për një seri të sulmeve me bomba në Austin të Teksasit, ka hedhur vetën në ajër me një pajisje shpërthyese, teksa autoritetet i janë afruar atij, ka thënë policia më 21 mars.

Autoritetet kishin lokalizuar makinën e të dyshuarit në një hotel në periferi të Austinit, ka thënë shefi i policisë, Brian Manley.

Kur pjesëtarët e forcave speciale i janë afruar të dyshuarit, ai ka shpërthyer eksplozivët duke vrarë veten, ka thënë Mnley.

Policia e ka identifikuar të dyshuarin si Mark Conditt, 23-vjeç dhe kanë thënë se ai ka lënë në telefonin e tij një video-incizim ku ka “rrëfyer” se ka kryer serinë e sulmeve në Austin. Policia ka thënë se Conditt ka qenë i papunë.

Autoritetet kanë njoftuar se në video nuk ka indikacione se “terrorizmi” ka qenë motivi i sulmeve.

Katër bomba kanë shpërthyer në Austin që prej 2 marsit, duke vrarë dy persona dhe plagosur katër të tjerë.

Një bombë tjetër kishte shpërthyer në San Antonio të Teksasit, më 20 mars.

XS
SM
MD
LG