Ndërlidhjet

Çeki: Shpërthim në një uzinë kimike, ka viktima


Policia çeke, foto nga arkivi
Policia çeke, foto nga arkivi

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur, pas një shpërthimi në një uzinë kimike në qytetin Kralupy and Vlavou të Çekisë, që gjendet rreth 25 kilometra në veri të Pragës.

Zëdhënësja e shërbimit qendror të zjarrfikësve, Vladimira Kerekova ka thënë se edhe disa persona janë lënduar rëndë nga ky shpërthim.

Ndërkaq, zëdhënësja e shërbimit emergjent të Çekisë, Petra Effenbergova ka thënë se ende nuk dihet numri i sakt i të vrarëve apo të lënduarve.

“Mund të konfirmoj se ne kemi mësuar për këtë situatë në orën 10 të mëngjesit të sotëm dhe kemi nisur një plan të shpëtimit. Dy helikopterë janë dërguar në vendin e ngjarjes”, ka thënë ajo.

Zëdhënësi i Unipetrol, distributorit më të madh të naftës në Çeki, Pavel Kaidl ka thënë se shpërthimi ka ndodhur në uzinën që i përket kësaj kompanie.

Policia, ndërkaq, ka ndaluar komunikacionin një autostradën që gjendet afër qytetit ku ndodhi shpërthimi.

XS
SM
MD
LG