Ndërlidhjet

Grupi medial turk pritet t'i shitet aleatit të Erdoganit


Ilustrim

Korporata turke Dogan Holding, ka njoftuar se është duke negociuar shitjen e kompanisë mediale më të madhe në vend grupin medial Dogan te një magnat i ngushtë i presidentit turk, Recep Tayyip Ergodan, duke rritur kështu shqetësimet se një hap i tillë mund të rrisë kontrollin e qeverisë mbi shtypin.

Dogan Holding ka thënë më 22 mars përmes një deklarate se në takimet fillestare me kompaninë e Erdogan Demiroren është diskutuar shitja e kompanisë mediale në vlerë të 1 miliardë dollarëve.

Disa nga mediat më të mirënjohura janë pjesë e grupit medial Dogan, duke përfshirë gazetën e përditshme Hurriyet, të përditshmen kushtuar sportit, Fanatik, kanalin e CNN në gjuhën turke dhe kanalin televiziv, Kanal-D.

Shërbimi turk i CNN-it dhe Hurriyet njihen si media relativisht të pavarura, derisa korporata Demiroren njihet si më e afërt me Erdoganin.

Në të njëjtën kohë, parlamenti turk ka miratuar një legjislacion, përmes së cilit të gjitha mediat online përfshihen nën monitorimin e rregullatorit shtetëror për transmetuesit.

Ky ligj i partisë së Erdoganit u kërkon kompanive të marrin licensë nga rregullatori shtetëror para se të transmetojnë apo publikojnë përmbajtje online.

Opozita e ka cilësuar këtë hap si censurë.

Dhjetëra gazetarë janë burgosur prej kohës së tentimeve të dështurara për grushtshtet, i cili kishte qëllim rrëzimin e Erdoganit nga pozita.

XS
SM
MD
LG