Ndërlidhjet

Kremlini: Marrëdhëniet Rusi-SHBA, larg përmirësimit


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini ka thënë se marrëdhëniet Rusi-Shtetet e Bashkuara, janë ende larg përmirësimit pavarësisht bisedimeve për një takim në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij, Vladimir Putin.

“Nuk do të flasim për ndonjë pikë kthese, fillimisht ne duhet të flasim për një zhvillim eventual të dialogut. Kemi shumë punë para atij procesi”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë telefonike me gazetarë.

Më 20 mars, presidenti amerikan Trump ka përshëndetur Putinin për fitoren e një tjetër mandati gjashtëvjeçar si presidenti i Rusisë, duke thënë se të dy “mund të bashkëpunojnë në një të ardhme jo shumë të largët”.

Marrëdhëniet në mes të dy shteteve janë në pikën më të ulët prej Luftës së Ftohtë.

Disa nga shkaqet e rritjes së tensioneve janë edhe vendimi i Rusisë për aneksimin e Krimesë, mbështetja për separatistët në lindje të Ukrainës dhe supozimet për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të vitit 2016 në SHBA.

XS
SM
MD
LG