Ndërlidhjet

SHBA pritet ta sanksionojë Kinën


Presidenti amerikan, Donald Trump

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump pritet të njoftojë për një varg sanksionesh kundër Kinës, pasi është siguruar se shteti është duke mbështetur vjedhjen dhe transferimin e pronës intelektuale nga bizneset amerikane, transmeton BBC.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se aksionet do të vijnë pas disa vitesh bisedime lidhur me këtë çështje, përmes së cilave nuk është arritur ndonjë ndryshim.

Në këto sanksione pritet të përfshihen tarifat si dhe masa të tjera.

Kina ka thënë se është e gatshme të hakmerret me “masa të nevojshme”.

Shtëpia e Bardhë është duke konsideruar 30-60 miliardë dollarë në tarifa si dhe masa të cilat do të kufizonin investimet, kanë raportuar mediat amerikane.

Disa zyrtarë të tregtisë, po ashtu kanë thënë se SHBA-ja, pritet të bëjë ankesë tek Organizata Botërore e Tregtisë.

Negociatori kryesor amerikan, Robert Lighthizer, u ka thënë anëtarëve të Kongresit të mërkurën se SHBA-ja është duke shikur vënien e “presionit maksimal ndaj Kinës dhe presion minimal ndaj konsumatorëve amerikanë”.

Sipas tij mbrojtja e pronës intelektuale është kritike për ekonominë amerikane.

“Është jashtëzakonisht çështje e rëndësishme”, ka thënë Lightheizer.

“Ne mendojmë se kjo është gjëja më e rëndësishme të cilën e kemi bërë për të ribalancuar tregtinë”, ka shtuar ai.

XS
SM
MD
LG