Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Haradinaj: Intervenimi i NATO-s, vendimtar për lirinë e Kosovës


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot fushata ajrore e NATO-s mbi caqet serbe, që nisi më 24 mars 1999, ishte vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës.

Ai sot ka vënë kurora lules te lapidari i ushtarëve të KFOR-it, komanda qendrore në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, për të nderuar kontributin e KFOR-it në vendosjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, si dhe për të nderuar intervenimin e NATO-s.

“Fushata ajrore e NATO-s, që filloi më 24 mars 1999, ishte vendimtare për lirinë e popullit të Kosovës. Lavdi dhe mirënjohje e përjetshme heroizmit të grave dhe burrave të NATO-s, që u flijuan në shërbim të mbrojtjes së jetës dhe shpëtimit të një populli të tërë të pambrojtur”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha po ashtu se populli dhe institucionet e Kosovës do të jenë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e perëndimit, "për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe tani në rrugën e integrimit euro-atlantik".

XS
SM
MD
LG