Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës: Anulimi i ndeshjes, papërgjegjësi e autoriteteve serbe


Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës thotë se shpreh keqardhje që ndeshja e planifikuar hendbollistike, në mes të ekipeve të Kosovës dhe Serbisë, në kategorinë e femrave U20, është anuluar nga autoritetet serbe.

“Janë të dënueshme aktet nacionaliste të cilat pamundësojnë zhvillimin e ndeshjeve të karkaterit ndërkombëtar, pikërisht në kohën kur po bëhen përpjekje për relaksimin e marrdhënieve ndërmjet shteteve tona, si dhe për proceset e integrimeve euro-atlantike”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës.

“Krijimi i situatave të frikshme dhe armiqësore, kur në fushë të sportit duhej të shfaqeshin vajza të reja të cilat do të ofronin lojë dhe spektakël sportiv, është papërgjegjësi e shtetit serb dhe institucioneve të rendit dhe të sigurisë të Serbisë”, thuhet tutje në njoftim.

Ndeshja hendbollistike e anuluar sot, ka qenë e vlefshme për kualifikimet për kampionatin botëror për kategorinë juniore, që do të zhvillohet në Hungari. Në grup me Kosovën dhe Serbinë janë edhe Norvegjia dhe Sllovakia.

XS
SM
MD
LG