Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Opozitarët taxhikë të arrestuar në Turqi nuk do të ekstradohen


Harta e Taxhikistanit

Hulmtuesi i Human Rights Watch, Steven Swerdlow ka thënë se Turqia ka arrestuar dy politikanë opozitarë taxhikë, të cilët kërkohen në Taxhikistan, por tash për tash nuk do t’i esktradojë ata.

Swerlow i tha Radios Evropa e Lirë se Gjykata Kushtetuese turke ka marrë vendim që të anulojë ekstradimin e taxhikëve, pas shqetësimeve të ngritura se ata mund të përballen me torturë, në burgjet në Taxhikistan.

Zëdhënësi i lëvizjes opozitare Grupi 24, Saidali Ashurov, i cili po ashtu jeton jashtë vendit, ka thënë se lideri i këtij grupi, Suhrobi Zafar dhe anëtari tjetër Nasim Sharipov, janë arrestuar në shtëpinë e tyre në Stamboll më 19 mars.

Ashurov ka thënë se politikanët janë njoftuar nga autoritetet turke se ekstradimi i tyre në Taxhikistan është suspenduar për tre muaj.

Ambasada taxhike në Ankara dhe zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se ata nuk kanë asnjë informacionë për politkkanët.

Lëvizja politke Grupi 24, që prej vitit 2014 është organizatë e ndaluar në Taxhikistan, pasi autoritetet thonë se ka lidhje me grupet ekstremiste.

XS
SM
MD
LG