Ndërlidhjet

Dy astronautë dhe një kozmonaut arrijnë në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë


Pamje nga nisja e anijes kozmike Soyuz në Baikonur të Kazakistanit.

Anija kozmike, Soyuz ka dërguar dy astronautë amerikanë dhe një tjetër kozmonaut rus në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.

Anija ka arritur në hapësirë dy ditë pasi e njëjta është nisur nga kompleksi rus në Baikonur të Kazakistanit.

Në anije kanë qenë astronautët nga NASA, Drew Feustel dhe Ricky Arnold, së bashku me kozmonautin rus, Oleg Artemyev.

Ata u janë bashkuar tre anëtarëve të tjerë të ekipit në Hapësirë.

Ekipi i ri ka planifikuar të qëndrojë rreth pesë muaj në stacionin e Hapësirës.

Artemyev ka marr një top futbolli që pritet të përdoret në ceremoninë e hapjes së Kampionatit të futbollit për Kupën e Botës, i cili nis më 14 qershor në Moskë.

Astronauti tjetër, Anton Shkaplerov do ta kthejë topin në Tokë, pasi ai pritet të kthehet në planet, dy javë para nisjes së kampionatit.

XS
SM
MD
LG