Ndërlidhjet

Thaçi: Intervenimi i NATO-s hapi kapitullin e çlirimit të Kosovës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka shprehur mirënjohjen e shtetit të Kosovës për shtetet aleate, derisa ka rikujtur 19 vjetorin e nisjes së fushatës ajrore të NATO-s, kundër caqeve serbe.

"U jemi përjetësisht mirënjohës SHBA-së, shteteve të BE-së dhe Aleancës së NATO-s, që me intervenimin e tyre hapën kapitullin e çlirimit të Kosovës”, është shprehur Thaçi, përmes një postimi në Facebook.

Presidenti po ashtu ka thënë se “Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e paqes, sigurisë dhe për një të ardhme në fqinjësi të mirë në tërë rajonin.

XS
SM
MD
LG