Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Anulohet fluturimi në Gjermani pasi kopiloti ishte i dehur


Fotografi ilustruese nga arkivi

Kompania ajrore portugeze, TAP, ka kërkuar falje për bllokimin e më shumë se 100 pasagjerëve në aeroportin e Shtutgardit, në jugperëndim të Gjermanisë, pasi njëri nga fluturimet është anuluar në minutin e fundit meqë kopiloti ishte i dehur, transmeton AP.

Vetëm pak minuta para se të realizohej fluturimi i kompanisë portueze TAP drejt Lisbonës, një punëtor i aeroportit ka vërejtur se kopiloti nuk ka ecur si duhet dhe ka mbajtur erë alkooli.

Ai ka njoftuar autoritetet e aeroportit, të cilat kanë vendosur që të anulojnë fluturimin.

Ende nuk është bërë e ditur nëse kopiloti 40 vjeçar është ndaluar nga autoritetet e sigurisë.

Agjencia e lajmeve dpa ka thënë sot se të gjithë 106 pasagjerët do të mund të udhëtojnë drejt Lisbonës në ditën e hënë.

XS
SM
MD
LG