Ndërlidhjet

Në SHBA protestohet për ligje më të ashpra në kontrollin e armëve


Pamje të protestave në SHBA, në të cilat është kërkuar ligj më i rreptë për kontrollin e armëve, foto nga arkivi.
Pamje të protestave në SHBA, në të cilat është kërkuar ligj më i rreptë për kontrollin e armëve, foto nga arkivi.

Mijëra protestues janë mbledhur në parkun afër shkollës së mesme në Florida ku një muaj më parë ka ndodhur masakra me të shtëna në ambientet e këtij institucioni.

Kjo protestë është organizuar në kuadër të marsheve kombëtare në kërkim të ligjit më të rreptë për kontrollin e armëve.

Në të njëjtën kohë thirrjes së nxënësve të mbijetuar nga incidenti më të shtëna në Florida, u janë bashkuar mijëra persona të tjerë në Uashington, derisa në këtë vend organizatorët presin që të mblidhen rreth 50,000 persona.

Marshe të tilla si “Marsh për Jetët Tona”, janë planifikuar edhe në qytete të tjera në Shtetet e Bashkuara.

Më 14 shkurt, një 19 vjeçar ka nisur sulm me armë zjarri në një shkollë në Florida, duke lënë të vdekur 17 persona.

XS
SM
MD
LG