Ndërlidhjet

Shpërthim jashtë një xhamie shiite në Afganistan


Hartë e territorit të Afganistanit.

Policia afgane ka thënë se të paktën një person ka vdekur dhe shtatë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi jashtë një xhamie shiite në qytetin Herat.

Zëdhënës i policisë, Abdul Ahad Walizada, ka thënë se shpërthimi ka goditur xhaminë Nabi Akram gjatë lutjeve të mesditës.

Ai ka thënë se të plagosurit janë dërguar në spitalet lokale.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Shpërthimi në Herat ka ndodhur pasi një sulmi vetëvrasës jashtë një xhamie shiite në Kabul më 21 mars.

Në këtë sulm kanë vdekur 33 persona dhe janë lënduar dhjetëra të tjerë, derisa shumë persona ishin mbledhur për të festuar vitin e ri persian.

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marr përgjegjësinë për sulmin në Kabul.

XS
SM
MD
LG