Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Puigdemont ndalohet në Gjermani


Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont.

Ish-lideri i Katalonjës, Carles Puigdemont, është ndaluar në Gjermani, ka njoftuar avokati i tij, transmeton BBC.

Ai është ndaluar pasi ka kaluar kufirin nga Danimarka në rrugën e tij drejt Belgjikës, ka njoftuar përmes Twitterit, Jaume Alonso-Cuevillas

Ai kërkohet në Spanjë për kryengritje.

Puigdemont ka qëndruar në azil të vetë-imponuar në Belgjikë nga tetori i vitit të kaluar, pasi gjatë asaj kohe në Katalonjë ishte mbajtur një referendum për pavarësinë e këtij territori nga Spanja.

Një fletë-arrest evropian është nisur së voni përsëri kundër tij.

Aktualisht tensionet në Katalonjë janë shumë të larta, meqë liderët kanë braktisur planet për të emëruar presidentin e ri pas arrestimit të kandidatit të fundit.

Jordi Turull është ndaluar të premten së bashku me pesë liderë të tjerë, gjë që ka nxitur mbajtjen e protestave dhe përleshjen e protestuesve me policinë në Barcelonë.

XS
SM
MD
LG