Ndërlidhjet

Në Bjellorusi shënohet Dita e Lirisë, dhjetëra persona arrestohen


Marshi për Ditën e Lirisë në Bjellorusi.

Dhjetëra persona janë arrestuar në Bjellorusi, derisa aktivistët opozitarë kanë tentuar të mbajnë një marsh në kryeqytetin Minsk.

Marshi kishte për qëllim shënimin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Bjellorusë nga Rusia.

Republika Popullore e Bjellorusisë ka zgjatur deri në 1919.

E njohur si Dita e Lirisë, ky përvjetor është tradicionalisht ditë e protestave të organizuara nga kundërshtarët e qeverisë autoritare të presidentit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Opozita bjelloruse e akuzon Lukashenkan për tentim të çrrënjosjes së identitetit bjellorus dhe se tenton të “rusifikojë” ish-republikën sovjetike.

Grupi për të drejtat e njeriut, Vyasna, ka thënë se rreth 30 protestues janë arrestuar derisa është mbajtur marshi.

Autoritetet më herët kanë arrestuar politikanët opozitarë, Mikalay Statkevich, Vladimir Nyaklyaev dhe 12 organizatorë të marshit.

Lukashenka ka lejuar që 25 marsi këtë vit të festohet edhe publikisht, duke shënuar herën e parë që ka marrë një vendim të tillë në 24 vjetët e udhëheqësisë së tij.

XS
SM
MD
LG