Ndërlidhjet

Policia arreston 12 pakistanezë pas një "dhunimi hakmarrës"


Ilustrim
Ilustrim

Policia e Pakistanit ka arrestuar 12 persona për supozimet se kanë udhëruar një burrë për të dhunuar një vajzë, si shenjë hakmarrjeje për dhunimin e motrës së tij.

Një zyrtar policor në lindje të qytetit, Pir Mahal, në provincën Punxhab ka thënë se 12 persona janë arrestuar, duke përfshirë disa anëtarë të këshillit të fshatit.

Rehmat Ali ka thënë se pas dhunimit të vajzës, familja e dhunuesit, Wasim Saeed, i ka kërkuar falje familjes së viktimës.

Ai ka thënë se të dyja familjet janë pajtuar për të zgjidhur konfliktin me të ashtuquajturin “dhunim hakmarrës”, duke dhunuar motrën e dhunuesit.

Këta hapa të paligjshëm praktikohen në disa pjesë rurale të Pakistanit, ku këshilli i fshatit i përfundon konfliktet.

Pjesëtarët e këshillit të fshatit janë dënuar për një varg rregullash kontraverse në të kaluarën, duke përfshirë udhërimin e të ashtuquajturave vrasje “të ndershme”.

XS
SM
MD
LG