Ndërlidhjet

Spanja arreston organizatorin e dyshuar të krimit kibernetik global


Ilustrim

Agjencia e zbatimit të ligjit në Evropë ka thënë se policia spanjolle ka arrestuar organizatorin e supozuar të sindromës së krimit kibernetik, nga i cili janë vjedhur më shumë se 1 miliard dollarë nga bankat për më shumë se katër vjet.

Europoli ka thënë se lideri i grupit të dyshuar është arrestuar në qytetin spanjoll, Alicante, duke mos dhënë emrin apo kombësinë e personit.

Grupi ka përdorur disa viruse të njohura si Carbanak dhe Cobalt për të shënjestruar më shumë se 100 banka në 40 shtete, duke përfshirë, Rusinë, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Kazakistanin dhe Kirgizinë nga viti 201 është thënë në deklaratë.

Po ashtu është thënë se grupi ka dërguar emaile tek punëtorët e bankave në të cilat është bashkëngjitur edhe virusi.

Europoli ka thënë se hetimi është kryer nga Policia Kombëtare e Spanjës me mbështetje të Europolit, FBI-së, autoritetetve bjelloruse dhe atyre tajvaneze, si dhe kompanive private për siguri kibernetike.

XS
SM
MD
LG