Ndërlidhjet

Grupi i fundit rebel vazhdon të negociojë largimin nga Guta Lindore


Disa grupe rebele duke u larguar me familjet e tyre nga Guta Lindore
Disa grupe rebele duke u larguar me familjet e tyre nga Guta Lindore

Grupi i fundit rebel që është duke luftuar në Gutan Lindore ka thënë sot se është duke tentuar të negociojë për t’i dhënë fund sulmeve të ushtrisë, duke kundërshtuar një raport rus se është gati për t’u larguar nga Damasku, transmeton Reuters.

Të gjitha grupet e tjera kryengritëse janë pajtuar që të dorëzojnë territorin e tyre në marrëveshjet e ndërmjetësuara nga aleati i qeverisë siriane, Moska, duke e afruar presidentin Bashar al-Assad drejt fitores kundrejt rebleëve.

Mirëpo grupi, Jaish al-Islam është duke mbajtur ende qytetin Duma.

“Negociatat janë duke vazhduar ende, sepse nuk është arritur ndonjë marrëveshje finale deri në këtë moment”, ka thënë zyrtari i lartë i grupit, Mohammed Alloush për agjencinë e lajmeve Reuters.

Një zyrtar rus ka thënë më herët se grupi është pajtuar për t’i ulur armët.

“Kjo është gënjeshtër”, ka thënë Alloush.

“Një përpjekje për largim të detyrueshëm do të ishte katastrofik”, ka thënë ai.

Sipas marrëveshjes ruse, autobusët janë duke u larguar nga zona së bashku me rebelët dhe familjet e tyre, të cilët nuk dëshirojnë të jetojnë nën regjimin e Assadit dhe po largohen drejt zonave në veriperëndim të Sirisë.

XS
SM
MD
LG