Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Supozohet se lideri verikorean është duke vizituar Kinën


Lideri verikorean, Kim Jong-un.

Arritja e një treni special në Pekin dhe numri i pazakontë i sigurisë në një shtëpi mysafirësh ku kanë qëndruar më parë verikoreanët, ka rritur spekulimet se Kim Jong Un është duke e bërë vizitën e tij të parë në Kinë si lider i Koresë Veriore, transmeton AP.

Kim planifikon të takohet me lideri jugkorean, Moon Jae-in në fund të prillit dhe me presidentin amerikan, Donald Trump në muajin maj.

Derisa nuk është diskutuar aspak për ndonjë takim me liderin e Kinës, kjo e fundit ka qenë aleatja kryesore e Koresë Veriore, ndonëse marrëdhëniet mes dy vendeve janë tensionuar për shkak të zhvillimit të armëve bërthamore dhe testimit të raketave balistike nga regjimi i Kimit.

Shtëpia e mysafirëve në Pekin ka qenë rezidenca e preferuar e babait të Kimit, ish-liderit të Koresë Veriore, Kim Jong II.

Një person nga stafi i zyrës për shtyp të ministrisë së Jashtme kineze është ka thënë se nuk ka informacione për prezencën eventuale të Kimit në Pekin.

Vizitat në të kaluarën mes Kim Jong II dhe Kinës janë mbajtur në fshehtësi dhe janë bërë publike vetëm kur lideri verikorean është larguar me tren drejt Koresë Veriore.

XS
SM
MD
LG