Ndërlidhjet

Policët që vranë njeriun me ngjyrë nuk do të përballen me akuza


Vrasja e Sterlingut ka shkaktuar disa ditë protesta në kryeqytetin e Luizianës.
Vrasja e Sterlingut ka shkaktuar disa ditë protesta në kryeqytetin e Luizianës.

Dy policë të bardhë që kanë qëlluar dhe vrarë një person me ngjyrë në Luizianë të Shteteve të Bashkuara, në vitin 2016, nuk do të përballen me akuza penale, thanë zyrtarët.

Prokurori i përgjithshëm i Luizianës, Jeff Landry, tha se policët kanë vepruar arsyeshëm, sipas ligjit ekzistues, dhe janë justifikuar për përdorimin e forcës.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ardhur në konstatime të ngjashme, majin e kalaur.

Video-pamjet që kanë treguar policët duke mbajtur Alton Sterlingun, pasi njëri prej tyre ka shkrepur armën, kanë shkaktuar disa ditë protesta në kryeqytetin e Luizianës.

Por, zyrtarët federalë thanë se nuk ka prova të mjaftueshme për të treguar se janë shkelur të drejtat e Sterlingut.

Prokurori Landry tha se policia do të marrë në shqyrtim masa të tjera disiplinore kundër dy oficerëve, Howie Lake dhe Blane Salamoni, për shkak të vdekjes së Sterlingut.

XS
SM
MD
LG