Ndërlidhjet

Mianmari zgjedh presidentin e ri


Win Myint (i dyti në të majtë)
Win Myint (i dyti në të majtë)

Parlamenti i Mianmarit zgjodhi Win Myntin për president të vendit, një javë pas dorëheqjes së paraardhësit të tij.

Win Myint, ndihmës i afërt i Aung San Suu Kyisë, ka qenë kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit qysh në vitin 2012.

Roli i tij, megjithatë, do të jetë ceremonial, pasi Suu Kyi vepron si presidente de facto.

Htin Kyaw ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit të Mianmarit javën e kaluar, për shkak të problemeve shëndetësore.

Parlamenti më pas ka pasur një javë kohë për të zgjedhur pasardhësin e tij dhe ka votuar sot nga një listë e ngushtë e tre nënpresidentëve.

Suu Kyi, e cila ka qenë e burgosur për vite me radhë, është ndaluar nga marrja e detyrës së lartë.

Një klauzolë në kushtetutë thotë se askush me fëmijë të një kombësie tjetër nuk mund të jetë president.

Ajo ka dy fëmijë me bashkëshortin britanik.

XS
SM
MD
LG