Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Nataliteti në Gjermani më i larti në 20 vjet


Ilustrim

Numri i foshnjave të lindura në Gjermani në vitin 2016 është më i larti në 20 vjet, bëjnë të ditur të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave.

Sipas tyre, në Gjermani kanë lindur 792,131 foshnje më 2016.

Ky është niveli më i lartë i lindjeve qysh në vitin 1996.

"Ky zhvillim ndodh kryesisht për shkak të faktit se gratë e moshës 30 deri në 37 vjeçe kanë më shumë fëmijë", tha Zyra Federale e Statistikave.

Megjithatë, rritja e nataliteit nuk ka ndodhur në mënyrë të barabartë.

Ndërsa në perëndim numri i lindjeve u rrit me 8 përqind, në lindje ai ra për 4 përqind.

XS
SM
MD
LG