Ndërlidhjet

Nisin funeralet e viktimave të zjarrit në Rusi


Kemerovo, Rusi
Kemerovo, Rusi

Në qytetin Kemerovo të Rusisë po mbahen funeralet e para të viktimave që kanë pësuar nga zjarri në një qendër tregtare.

Së paku 64 njerëz kanë vdekur në incidentin e së dielës - në mesin e tyre 41 fëmijë.

Të afërmit thonë se dhjetëra njerëz vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Në Rusi sot është ditë kombëtare e zisë, ndërsa vigjilje për viktimat po mbahen gjithandej.

Mijëra njerëz kanë protestuar të martën në Kemerovo, duke kërkuar hetime të plota të incidentit, duke bërë thirrje për dorëheqjen e guvernatorit rajonal dhe duke kërkuar takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Hetuesit thonë se, në kohën e incidentit, alarmi i zjarrit ka qenë i fikur dhe daljet emergjente të bllokuara.

Putin, i cili ka vizituar Kemerovon të martën, tha se shkak i flakëve është "neglizhenca".

Pesë njerëz janë arrestuar në lidhje me zjarrin, në mesin e tyre krerët e kompanisë që menaxhojnë me qendrën tregtare.

XS
SM
MD
LG