Ndërlidhjet

Ryan pret që Çekia ta ekstradojë hakerin rus në SHBA


Paul Ryan
Paul Ryan

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan thotë se pret që autoritetet çeke ta ekstradojnë në Shtetet e Bashkuara hakerin e dyshuar rus dhe jo në Rusi.

Yevgeny Nikulin akuzohet se ka kryer sulme kibernetike ndaj disa kompanive, përfshirë Linkedln dhe Dropbox më 2012 dhe 2013. Në Shtetet e Bashkuara, ai për akuzat që përfshijnë vejdhjen e identitetit dhe ndërhyrje në kompjuterë, mund të dënohet deri në 30 vjet burgim.

Por, Rusia po kërkon që ai të ekstradohet në këtë vend, pasi Nikulin atje kërkohet për përfshirje në një vjedhje në internet të rreth 2 mijë dollarëve.

Gjatë vizitës së tij në Çeki, Ryan tha se “ne kemi arsye të besojmë dhe presim që Nikulin të ekstradohet në Amerikë”.

“Shtetet e Bashkuara ka rastin të triumfojë që ta ekstradojë atë”, u tha gazetarëve Ryan.

XS
SM
MD
LG