Ndërlidhjet

Kremlini: Putini është i gatshëm të takohet me Trumpin


Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Foto nga arkivi
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Foto nga arkivi

Kremlini ka thënë sot se presidenti rus, Vladimir Putin vazhdon të jetë i gatshëm të mbajë një samit me homologun e tij amerikan, Donald Trump, pavarësisht dëbimit masiv të diplomatëve rusë nga vendet Perëndimore.

“Kjo varet nga Amerika, por Rusia vazhdon të jetë e hapur”, për një takim të tillë, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Putin është i gatshëm dhe pala ruse është e gatshme për marrëdhënie reciproke të dobishme dhe të besimit me të gjitha vendet, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara e deri tek kundërshtarët ose partnerët tanë”, ka shtuar Peskov.

Peskov po ashtu ka thënë se Rusia nuk ka informacione rreth gatishmërisë së Trumpit për t’u takuar me Putinin, pas vendimit të Uashingtonit për të dëbuar mbi 60 diplomatë rusë.

Të paktën 28 shtete kanë vendosur që të dëbojnë diplomatët rusë, në përgjigje të sulmit me agjent nervor ndaj ish-spiunit rus, Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia në Britani.

Londra dhe aleatët e saj e kanë fajësuar Moskën, por Kremlini vazhdimisht ka mohuar përfshirjen në këtë sulm.

XS
SM
MD
LG