Ndërlidhjet

Rusia i kërkon Britanisë të dëshmojë se nuk e ka helmuar vetë ish-spiunin


Salisbury
Salisbury

Rusia i ka bërë thirrje Britanisë që të dëshmojë se nuk e ka helmuar vetë ish-spiunin rus, Sergei Skripal dhe vajzën e tij Yulia, duke thënë se nëse nuk sheh prova, do ta konsiderojë këtë incident si tentim mbi jetët e qytetarëve rusë.

Marrëdhëniet mes Londrës dhe Moskës janë përkeqësuar që prej sulmit me agjent nervor ndaj Skripalëve, të cilët vazhdojnë të jenë në gjendje kritike.

Britania fajëson qeverinë e presidentit Vladimir Putin për këtë sulm, por Moska mohon çdo përfshirje dhe vazhdimisht kërkon që Londra të ofrojë më shumë prova.

“Analiza e të gjitha rrethanave na bën ne që të mendojmë për mundësinë e përfshirjes së shërbimit të inteligjës së Britanisë”, ka thënë Ministria e Jashtme ruse përmes një deklarate për media.

“Nëse nuk ka prova që do të na bindin, ne do ta konsiderojmë se po përballemi me një tentim mbi jetët e qytetarëve tanë, si pasojë e një provokimi masiv politik”, thuhet tutje në deklaratë.

Kjo deklaratë e Ministrisë së Jashtme ruse vjen pasi dhjetëra qeveri në mbarë botën kanë dëbuar diplomatët rusë në kundërpërgjigje ndaj helmimit të Sergei dhe Yulia Skripal.

XS
SM
MD
LG