Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Polonia blen sistem të mbrojtjes raketore nga SHBA-ja


Ministri polak i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak dhe ambasadori amerikan në Poloni, Paul Jones marrin pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes. 25 mars, 2018.

Polonia ka nënshkruar një marrëveshje në vlerë prej 4.75 miliardë dollarësh, për të blerë sistemin e mbrojtjes raketore Patriot nga Shtetet e Bashkuara, me qëllim që të mbrohet nga lëvizjet agresive të Rusisë në rajon.

Presidenti Andrzej Duda ka thënë se kjo marrëveshje historike për Poloninë dhe forcat e saj të armatosura.

“Janë shumë para, por ne e dimë nga eksperienca jonë se siguria nuk ka çmim”, ka thënë Duda.

Sistemi Patriot është i pajisur me teknologji që përdoret nga NATO dhe trupat amerikane në Poloni, ka thënë presidenti polak.

Rumania po ashtu ka nënshkruar një marrëveshje 3.9 miliardë dollarëshe vitin e kaluar për sistemin e mbrotjes raketore Patriot.

XS
SM
MD
LG