Ndërlidhjet

Pentagoni konfirmon se ka vrarë një operativ të lartë të Al-Kaidës në Libi


Ilustrim
Ilustrim

Pentagoni konfirmon se një operativ i lartë i Al-Kaidës dhe një xhihadist tjetër janë vrarë në sulmet ajrore të SHBA-së në Libi.

Në sulmet e 24 marsit në afërsi të Ubarit në Libi, “dy terrorist të Al-Kaidës janë vrarë, përfshirë Musa Abu Dawud, një zyrtar i lartë i Al-Kaidës”, ka njoftuar Komanda e SHBA-së në Afrikë, përmes një deklarate për media.

“Dawud ka trajnuar rekrutët në Libi që të kryejnë sulme në rajon”, thuhet në deklaratë.

Sulmet e 24 marsit, në periferi të qytetit Ubari janë kryer në koordinim me Qeverinë në Tripoli.

XS
SM
MD
LG