Ndërlidhjet

Rusia thotë se SHBA po i pengon mundësit e saj nga gara


Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Uashingtoni po përpiqet të ndalojë mundësit rusë nga pjesëmarrja në një garë të ardhshme.

Ministria tha se Ambasada e SHBA-së në Moskë "ka refuzuar" të aranzhojë intervistat për viza për ekipin rus, përpara Kampionatit Botëror të Mundjes që do të zhvillohet nga data 5 deri më 9 prill në shtetin amerikan të Ajovës.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se "refuzimi" i SHBA-së për të siguruar vizat paraqet "diskriminim të hapur dhe direkt" kundër Rusisë, ndonëse shtoi se ambasada pohon se mungesa e stafit ka shkaktuar vonesa në përpunimin e vizave.

"Është qartësisht e pamundur të mbahen më gara ndërkombëtare në territorin amerikan. Jemi jashtëzakonisht të indinjuar", tha Zakharova.

Rusia ka urdhëruar SHBA-në, vitin e kaluar, të zvogëlojë stafin diplomatik për dy të tretat, në përgjigje të një urdhri amerikan për Moskën që kjo e fundit të zvogëlojë stafin diplomatik në SHBA.

XS
SM
MD
LG