Ndërlidhjet

Malala takoi kryeministrin e Pakistanit


Malala Yousafzai

Fituesja më e re e Çmimit Nobel për Paqe, Malala Yousafzai, takoi në Islambad kryeministrin e Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi.

Ajo është kthyer në Pakistan për herë të parë prejse është qëlluar nga militantët talibanë.

Malala, tani 20 vjeçe dhe aktiviste e zëshme e të drejtave të njeriut, është qëlluar në kokë në vitin 2012, për shkak të fushatës së saj për edukimin e vajzave.

"Malala është pritur nga Abbasi në zyrën e tij në Islamabad", tha Qeveria pakistaneze përmes një deklarate.

Sipas disa njoftimeve, Malala do të qëndrojë në Pakistan deri më 2 prill.

Zyrtarët thanë se ajo pritet të diskutojë me zyrtarët atje për perspektivat e promovimit të shkollimit në zonat më pak të zhvilluara të Pakistanit.

Sipas tyre, vizita është mbajtur sekrete për arsye të sigurisë.

XS
SM
MD
LG