Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Presidenti aktual i Egjiptit pritet të fitojë një tjetër mandat


Presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi, foto nga arkivi

Rezultatet paraprake të tri ditëve të votimit tregojnë se presidenti egjiptian, Abdel Fattah al-Sisi do të rizgjedhet në postin e presidentit, ndonëse ky proces është cilësuar nga kundërshtarët si farsë.

Gazeta, Al-Ahram ka raportuar më 29 mars se Sisi ka fituar pothuajse 92 përqind të votave të numëruara në këto zgjedhje.

Sfiduesi i vetëm i Sisit në këto zgjedhje ishte Moussa Mustafa Moussa, politikan i njohur shumë pak, i cili ka mbështetur presidentin aktual për t’u rizgjedhur deri pak minuta para se të garonte për këtë post.

Kritikët qeveritarë kanë thënë se kandidatura e Moussait është menduar ashtu që të krijojë idenë e një gare të sinqertë.

Disa kandidatë të tjerë potencialë janë arrestuar, apo u është ndaluar garimi, duke shtyrë figurat opozitare të kundërshtojnë zgjedhjet dhe të bëjnë thirrje për bojkot.

Zgjedhjet janë mbajtur nën masa të rrepta të sigurisë më 26-28 mars.

Rezultat zyrtare pritet të publikohen më 2 prill.

Sisi, ish shef i ushtrisë, ka rrëzuar nga pushteti presidentin islamist, Muhammad Morsi, në një grushtshtet të udhëhequr nga ushtria më 2013.

Mbështetësit e tij kanë thënë se ai ka rikthyer stabilitetin dhe sigurinë pas disa vitesh të konfliktit në këtë shtet, mirëpo kritikët kanë akuzuar të njëjtin për shtypje të zërave të kundërshtarëve dhe kufizim të lirisë së shtypit.

XS
SM
MD
LG