Ndërlidhjet

Sekretari Mattis pritet ta vizitojë Kinën


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis.

Ministria e Mbrojtjes së Kinës ka thënë se është duke u koordinuar me Shtetet e Bashkuara për një vizitë të mundshme të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Jim Mattis në Kinë, e cila do të shënonte vizitën e parë të tillë nën administratën e presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton Reuters.

Prej kur Trump ka nisur udhëheqjen, Mattis ka bërë një varg vizitash në Azi, duke përfshirë Japoninë, Filipinet, Tajlandën, Korenë Jugore, Vietnamin dhe Indonezinë.

Vizita e tij në Korenë Jugore në tetor ka përfshirë një ndalim në kufirin e fortifikuar të këtij shteti me Korenë Veriore, pas tensioneve për armë bërthamore dhe programin e raketave.

Mirëpo Mattis nuk ka shoqëruar Trumpin në vizitën e tij në Pekin në muajin nëntor.

“Sa i përket vizitës së Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Mattis në Kinë, departamentet e mbrojtjes në të dyja shtetet janë duke u koordinuar në këtë çështje”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes së Kinë, Ren Guoqiang.

Komentet e tij kanë ardhur pasi Kina ka kundërshtuar ashpër të ashtuquajturën liri të lëvizjes së anijeve amerikane në ujërat e detit në jug të Kinës.

Zyrtarët e Pentagonit janë ankuar se Kina nuk ka qenë mjaftueshëm e sinqertë lidhur me zhvillimet e shpejta ushtarake derisa zyrtarët kinezë kanë akuzuar Uashingtonin se i është referuar shtetit të tyre me terme të “Luftës së Ftohtë”.

XS
SM
MD
LG