Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Policia franceze arreston ngasësin e makinës që ishte nisur drejt ushtarëve


Policia franceze, fotografi ilustruese.

Policia franceze ka arrestuar një person të dyshuar për ngasje të një veture të vjedhur drejt një grupi të ushtarëve që po vraponin jashtë bazës së tyre, ka thënë një burim i policisë, transmeton Reuters.

Një zëdhënës i ushtrisë për rajonin Isere, i ka thënë Reutersit se ushtarët e kanë njoftuar policinë se ngasësi fillimisht i ka tejkaluar ata duke bërtitur në gjuhën arabe dhe më pas është kthyer drejt tyre.

Askush nuk është lënduar në këtë incident.

“Ata kanë qenë 10 persona që po vraponin. Ai ka shënjestruar katër prej tyre, mirëpo askush nuk është lënduar”, ka thënë zëdhënësi për forcat e rajonin Isere.

I dyshuari është arrestuar rreth 15 kilometra larg vendit ku ka ndodhur incidenti.

Kjo ngjarje ka shkaktuar alarm pasi sulmit që ka ndodhur të premten e kaluar në Francë, me ç’rast kanë vdekur katër persona.

Ky ka qenë sulmi i parë islamist prej kur presidenti francez, Emmanuel Macron ka larguar statusin e gjendjes së jashtëzakonshme në këtë shtet.

Të mërkurën, Maron ka nderuar policin që ka shkëmbyer veten me njërin nga pengjet e sulmit të së premtes në Trebes.

Ai është vrarë nga një azilant i lindur në Marok.

XS
SM
MD
LG