Ndërlidhjet

Forcat izraelite vrasin pesë palestinezë


Kufiri midis Rripit të Gazës dhe Izraelit
Kufiri midis Rripit të Gazës dhe Izraelit

Mijëra palestinezë në Rripin e Gazës marshuan drejt kufirit me Izraelin, në ditën e parë të protestës gjashtëjavëshe.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se së paku pesë palestinezë janë vrarë dhe 350 të tjerë janë plagosur në përleshje me ushtarët izraelitë.

Ushtria izraelite tha se ka pasur "trazira" në gjashtë lokacione dhe se "ka qëlluar drejt nxitësve kryesorë të tyre".

Palestinezët kanë ngritur pesë kampe pranë kufirit, për protestën e tyre "Marshimi i Madh i Kthimit".

Ata kërkojnë që refugjatët të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre që tani janë në Izrael.

Protesta është thirrur nga grupi islamik palestinez Hamas, i cili udhëheq me Rripin e Gazës.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 1.3 milion nga 2 milionë banorë të Gazës janë refugjatë ose pasardhës të refugjatëve.

XS
SM
MD
LG