Ndërlidhjet

Papa "nuk ka thënë se nuk ekziston ferri"


Papa Françesku
Papa Françesku

Vatikani ka mohuar se Papa Françesku i ka thënë një gazetari të njohur italian se "nuk ka ferr".

Citimi është bërë në një artikull në gazetën e përditshme të Italisë, La Repubblica.

Por, Vatikani ka thënë se "asnjë citat" në artikull "nuk duhet të konsiderohet si transkriptim i besueshëm" i fjalëve të Papës.

Sipas Vatikanit, artikulli është bazuar në një takim privat që Papa ka pasur me themeluesin e gazetës, Eugenio Scalfari.

Doktrina e Kishës Katolike e afirmon ekzistencën e ferrit dhe përjetësinë e tij.

Sipas kësaj doktrine, shpirtrat e mëkatarëve zbresin në ferr, ku vuajnë "zjarr të përjetshëm".

XS
SM
MD
LG